17 raste të zjarreve në vendin tonë kanë qenë të qëllimshme, të vendosura nga dora e njeriut. Për 14 prej tyre është gjetur autori, ndaj të cilëve ka nisur një hetim, e ndërsa 1 tjetër është arrestuar. Ky i fundit është vënë në pranga në fshatin Peshtan të Fierit ku situata ka qenë më problematike, e ndërsa 14 të tjerët “kanë shpëtuar” për shkak se nuk ka patur dëme të mëdha në tokat bujqësore dhe kullosore.

“Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, bazuar dhe në informacionet e  siguruara  nga hetimi, nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në të gjithë vendin, nga data 01.07.2023 deri më datë 25.07.2023, janë konstatuar 17 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr; për 14 nga këto raste janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 1 autor është arrestuar në fshatin Peshtan të Fierit, ndërsa 13 autorë të tjerë në të gjithë vendin janë proceduar penalisht, duke qenë se nuk ka patur dëme të mëdhaja në tokat bujqësore dhe kullosore. Vijojnë hetimet e thelluara në bashkëpunim me Prokuroritë respektive”, njofton Policia e Shtetit.

Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë.