Bilanci i pushuesve që kanë ndërruar jetë sapo janë futur në det është rritur. Ditën e sotme, viktimë është një 69-vjeçare, banuese në Kudhës.

Teksa është futur për t’u larë rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

“Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, shtetasja E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetë”.

Njoftimi i Policisë