Një grup personash kanë shantazhuar një zyrtar lokal duke e kërcënuar se nëse nuk u jep 40 mijë euro do të publikojnë në rrjet një video me momente intime.

Video është regjistruar nga disa persona në Selanik. Në pamjet shfaqet në momente të sikletshme intime, kryetari i bashkisë Oreokastro, Pandeli Çakiri.

Kryebashkiaku ka pranuar të negociojë me gjobëvënësit dhe madje ka dhënë një pjesë të shumës, por paralelisht ka bashkëpunuar me policinë.

Policia ka arrestuar një djalë 22 vjeç, një burrë 46 vjeç dhe një tjetër 66. Ata u gjetën të përfshirë në këtë aferë.

Pas aksionit policor, kryebashkiaku Çakiri reagoi duke falënderuar autoritetet.