Një 24 vjeçar, i veshur me kostumin e Xhokerit ka sulmuar njerëz të pafajshëm duke plagosur rëndë të paktën 17 vetë në një episod që ndodhi sot ora 20 (e diel)..

Ngjarja ndodhi në Tokio, zona Shinjuku, ku ndodhet stacioni më i ngarkuar i trenave në botë.

Autori që ishte veshur si Joker, personazh në filmin Batman, u fut në metro dhe sulmoi pasagjerët e një treni dhe plagosi 17 prej tyre dhe lëndoi dhe disa të tjerë më lehtë.

Pjesa më e madhe ishin djem e vajza të reja të cilët po udhëtonin për të marrë pjesë në një festë për Halloween, siç raportojnë mediat japoneze.

Agresori nuk u mjaftua vetëm me thikën. Ai hodhi një sasi lënde djegëse duke shpërthyer edhe një zjarr në tren.