Policia italiane arrestoi tre persona nën akuzë për falsifikim dhe rrëmbimin e një biznesmeni nga qyteti i Brescia.

Biznesmeni më pas iu shit në një grup të lidhur me Al Qaeda që e mbajti atë në Siri nga 2016 deri në 2019

Biznesmeni, Alessandro Sandrini, dyshohet se ra dakord me të tre rrëmbyesit, por pasi ai u dërgua në Turqi iu shit një grupi terrorist, tha policia.

Banda prej tre personash akuzohet për rrëmbim për qëllime terrori, ndërsa Sandrini është akuzuar për simulim të një krimi dhe mashtrimi.

Të arrestuarit janë dy shqiptarë, Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj dhe një italian, Alberto Zannini.

Sandrini dhe një biznesmen tjetër nga Breshia  cili nuk është nën hetim, Sergio Zanotti, iu dorëzuan Partisë Islamike Turkestan, tha policia.

Tre rrëmbyesit e dyshuar kanë vepruar me persona të tjerë të panjohur në Itali, Turqi dhe Siri, tha policia.

Sipas policisë, banda gjithashtu iu afrua një biznesmeni të tretë, emri i të cilit nuk bëhet publik, duke i propozuar një rrëmbim të rremë edhe atij.