Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish grumbullimet në Fier gjatë takimit elektoral të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook, dy foto që i cilëson si “dy botë”. Në të parën shfaqen të moshuarit në radhë për të marrë vaksinën, ndërsa në tjetrën Basha gjatë takimit sot në Fier.

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…

*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë😍

Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë🤮”, shkruan kryeministri.

Gjatë fjalimit të tij para mbështetësve Basha u bëri thirrje që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën, megjithëse kjo duket se ka qenë e pamundur për t;u respektuar.