Turin e rradhës të takimeve të tij të ‘Foltores’ Sali Berisha e zhvilloi të premten e 15 tetorit në qytetin e Korçës.

Datë kjo që përkoi me ditëlindjen e liderit historik të PD, I cili natyrisht që nuk mund të mos pritej me nderime në Korçë.

Fillimisht një tufë me lule të bardha dhe pastaj një tufë me lule blu sapo Berisha u ul në krye të sallës. Mbështetësit e pranishëm kënduan në kor ‘shumë urime për ty’ dhe më pas urimi erdhi me zërin e një tenori.

Pasi u këndua edhe Himni kombëtar, të pranishmit që mbushnin sallën e kinema ‘Millenium’ përshëndetën sërish me thirrje entuziaste Sali Berishën, I cili nuk e kurseu komplimentin për korçarët.

‘Pata ditëlindjen më të bukur me ju’ tha Berisha, ndërsa vlerësoi Korçën edhe për historikun e kulturën e saj në fillim të fjalës së tij.