Ivana Trump, gruaja e parë e Donald Trump dhe nënë e 3 fëmijëve të tij, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Mësohet se ajo ka pësuar arrest kardiak.

Ivana Trump u martua me Donald Trump në vitin 1977 dhe mbajti pozicione kyçe në Organizatën Trump.

Ata u divorcuan në vitin 1992, kur marrëdhënia jashtëmartesore e Donald Trump me Marla Maples u bë publike.