Në një aeroplan që po udhëtonte nga Stambolli në drejtim të Hamburgut gjatë 25 tetorit, ka humbur jetën një burrë. Pasagjeri i vdekur është vërejtur vetëm kur aeroplani zbriti në Hamburg, e më vonë u konfirmua se kishte qenë i infektuar me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore të Hamburgut kanë konfirmuar incidentin për RTL.de, por shtrohet pyetja sesi burri i infektuar me koronavirus ishte futur në aeroplan.

Në fakt, kushdo që niset në udhëtim me aeroplan duhet të ketë si dëshmi certifikatën e vaksinimit të plotë apo testin negativ të COVID-19. E sipas policisë së Hamburgut, ekzistojnë disa mënyra që pasagjeri i infektuar të mund të jetë futur në aeroplan.

“Ndoshta nga mosdija që është i infektuar. Testi i rrejshëm ka rezultuar negativ apo ka qenë me dy doza i vaksinuar dhe të jetë i infektuar. Por këto janë vetëm spekulime”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Madje ekziston mundësia që burri të ketë vdekur para fluturimit, dhe se trupi i tij të jetë futur në aeroplan.

Rregulloret kërkojnë që pasagjerët të ofrojnë dëshmi për statusin e tyre Covid-19 përpara se të fluturojnë nga Turqia në Gjermani. Pasagjerët duhet ose të vaksinohen plotësisht, të shërohen së fundmi ose të testohen plotësisht në mënyrë që të lejohen në një fluturim.

“Ne shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe afërmit e pasagjerit”, tha shoqëria ajrore.