Deputeti i PS Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me mashtrimin që u bëhet shtetasve të huaj përmes bizneseve të call centerave që operojnë në vendin tonë.

Braçe zbulon se mashtrimi dhe vjedhja me call center është e njohur qartë prej majit të vitit 2018, dhe kanë qenë në dijeni edhe institucione shtetërore.

Braçe shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale se edhe qeveria ka përgjegjësi ndërsa tashmë është koha që AMF, SHISH, Policia, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave të Pista dhe të tjera agjencive që të japin llogari.

Sipas ish-zv.kryeministrit këto institucione duhet të tregojnë se çfarë kanë bërë, çfarë nuk kanë bërë, çfarë nuk ka funksionuar dhe arsyet përse.

Statusi i Braçes në Facebook: Mashtrimi e vjedhja me call center, e njohur dhe e qartë prej maj 2018! Tani koha për të dhënë llogari! Dokumentat në foto janë të maj 2018; I referohen seancës dëgjimore për vlerësimin e punës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare;

Raporti i vlërësimit të Komisionit të Ekonomisë së Kuvendit; 2. Protokolli i seancës së pyetjeve dhe përgjigjeve në Komisionin e Ekonomisë së Kuvendit; 3. Rezoluta e Kuvendit për vlerësimin e punës së AMF.

Në të treja dokumentet evidentohet mashtrimi prej një rrjeti të Call Center me zyra në Tiranë e jo vetëm dhe me operim me tregjet e kapitalit; pohohet mashtrimi, pra pranohet; njoftohen masat e marra dhe agjensitë ligjzbatuese që duhet të kryenin detyrat e lëna në rezolutën e Kuvendit.

Por mesa duket mashtrimi jo vetëm që ka vijuar por edhe është zgjeruar, bërë masiv dhe ka goditur në Gjermani e Holandë. Tani është koha për të dhënë llogari! AMF, SHISH, Policia,  Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave të Pista dhe të tjera agjenci të cituara në këto dokumente duhet të thonë tani çfarë kanë bërë, çfarë nuk kanë bërë, çfarë nuk ka funksionuar dhe arsyet përse.

Më shumë nga reportazhi i News1 .al në Beograd :