SpaceX ka shtyrë kthimin e katër astronautëve të cilët kanë qenë në orbitë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës që nga pranvera dhe që duhej të largoheshin nga hapësira sot.

Shkak është bërë era e fortë në brigjet e Floridës. Astronautët duhej të largoheshin nga stacioni hapësinor të dielën, për të mbërritur në Tokës të hënën pasdite. Si pasojë e motit, largimi i tyre është shtyrë për të mërkurën mbrëma.

Lajmi i mirë për astronautët amerikanë, francezë dhe japonezë është se udhëtimi i tyre parashikohet të zgjasë 8 orë, në vend të një 20 të planifikuar më parë.