Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pocestë.

Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuara lektë dy efektive policie, pjesë e FRONTEX.

Ato po transportohen drejt spitalit të Korçës ku pritet të marrin edhe ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.