Qeveria shqiptare marrëveshje me qeverinë zviceriane për energjinë inteligjente, përfitojnë 4 bashki mes tyre Korça.

Qeveria shqiptare me qeverinë zvicerane nënshkruam marrëveshjen për dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e “Projektit të Bashkive me Energji Inteligjente”.

‘Me Qeverinë Zviceriane nënshkruam marrëveshjen për dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e “Projektit të Bashkive me Energji Inteligjente”. Një projekt i rëndësishëm, sa i takon përdorimit efiçent të energjisë, i cili do të nisë fillimisht të zbatohet në 4 prej bashkive të vendit për t’u shtrirë më pas edhe në qytetet e tjera’ tha ministrja Balluku.

“Energji Inteligjente është procesi i përdorimit të sistemeve dhe metodave për rritjen e eficencës së energjisë. Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë Shkodra, Korça Përmeti dhe Berati do përfitojnë nga asistenca.

Rreth 270 mijë banorë të këtyre bashkive do përfitojnë nga kursimet në koston e energjisë nga ndriçimi i përmirësuar.5.3 milionë franga zviceranë për pilotimin e këtij projekti”, tha më tej Balluku.