Mbretëresha Elizabeth II është rikthyer këtë të diel në publik pas disa javësh pushimi të këshilluara nga mjekët, gjatë të cilave ajo u detyrua të qëndrojë në spital 24 orë.

Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të Përkujtimit të së dielës në memorialin Cenotaph të Londrës, ndërsa kombi kujton të vdekurit e luftës.

Buckingham Palace konfirmoi të enjten se monarkja 95-vjeçare ishte mjaft mirë për të marrë pjesë.

“Ashtu si në vitet e mëparshme, Madhëria e Saj do ta shikojë Shërbimin nga ballkoni i ndërtesës së Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit”, thuhet në deklaratën e pallatit.

Në ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Johnson.