Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë Donika Gërvalla ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore në Bruksel. Gërvalla ka folur për zhvillimet e fundit ku tha se Kosova cila ka marrë kërcënime të hapura për luftë nga shteti fqinj, Serbia. “Gërvalla ka njoftuar ministrat e jashtëm me kërcënimin e drejtpërdrejtë, që është manifestuar me prezencë të trupave dhe automjeteve të Serbisë në kufirin e Kosovës duke përfshirë edhe avionët luftarakë rusë, përkatësisht MIG 29.

Për më tepër, ka theksuar se gjatë kësaj krize, ambasadori rus u paraqit në kufirin e Kosovës dhe i mirëpriti këto kërcënime e lëvizje agresive të Serbisë. Duke folur për ndikimin rus dhe kinez përmes Serbisë në Ballkan, Gërvalla ka theksuar ndër të tjera se NATO dhe BE-ja nuk duhet ta tolerojnë qasjen agresive të Serbisë, përkatësisht të lidershipit aktual të saj”, thuhet në komunikatën e MPJD-së. Po ashtu gjatë fjalës së saj Gërvalla shprehu gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim efektiv në arritjen e rezultateve të planifikuara në kuadër të agjendës së SEECP-së.