Ervin Salianji dhe Erion Braçe janë përplasur fizikisht në Kuvend. Ka qenë deklarata e deputetit të PD që solli irritimin e socialistit.

Nga foltorja e Kuvendit, Salianji iu drejtua Erion Braçes duke i thënë se nëse është ai zv.kryeministri që ka dalë nga përgjimet për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi.

“Ky zotëria që ngrihet dhe bën si më i shqetësuar në përgjimet e prokurorisë italiane të dalë dhe të flasë për Rezart Tacin. A je ti zv.kryeministri. O kone mos mu drejto mua si kone,” tha Salianji.