Mediat greke kanë publikuar pamjet e ekzekutimit të biznesmenit shqiptar Marius Dhiamandi mbrëmjen e djeshme në Athinë, ndërsa punonjësi i pikës së karburantit është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Në videon e kamerave të sigurisë së pikës së karburantit, që e ka në pronësi gruaja e shqiptarit, shikohet një makinë që afrohet dhe e qëllon pa mëshirë.

Shqiptari Marius Dhiamandi nga Delvina bie në tokë, por autorët vazhdojnë që të qëllojnë mbi trupin e tij me silenciator për t’u siguruar se ka vdekur. I plagosuri është Juxhin Bajrami.

Disa minuta pas vrasjes makina e autorëve “BMW” u gjet e djegur dhe rezultoi se ishte e vjedhur. Shqiptari që mbeti viktimë e atentatit ishte i skeduar nga drejtësia greke për kokainë dhe disa vepra penale.