Kim Kardashian fitoi një tjetër betejë kundër sistemit të pamëshirshëm të drejtësisë në një sërë shtetesh amerikane, duke penguar ekzekutimin e një të dënuari me vdekje në Oklahoma. Rasti i Julius Jones ka tërhequr vëmendjen e mediave në SHBA falë përpjekjeve të Kim Kardashian dhe shumë personazheve të tjerë të famshëm.

Jones, 41 vjeç, u dënua gati 20 vjet më parë për vrasjen fatale të Paul Howell gjatë një grabitjeje makinash në vitin 1999. Guvernatori Kevin Stitt e ndryshoi dënimin me vdekje të Jones në burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht. Ai ishte caktuar për ekzekutim të enjten.

Kardashian falenderoi guvernatorin republikan dhe përcolli një mesazh nga Jones, i cili thotë se “nuk ka qenë në gjendje të përqafojë familjen e tij për më shumë se 20 vjet”. Kim zbuloi gjithashtu se Jones refuzoi të merrte ilaçet që u jepen të dënuarve me vdekje pak para ekzekutimit të tyre, sepse ai ka një “ndërgjegje të pastër”.