Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka marrë pjesë në marshimin kundër dhunës së fëmijëve që po zhvillohet këtë mëngjes në Tiranë.

Nga sheshi “Nënë Tereza”, kryeparlamentarja tha se i është bashkuar këtij marshimi si nënë dhe qytetare, pasi atë që ndodhi në Fier me vogëlushin Mateo e përjeton si për fëmijën e saj.

Nikolla kërkoi më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët për të denoncuar dhunën. Sakaq, e pyetur për nismën e familjarëve të 8-vjeçarit, të cilët po mbledhin firma për të rikthyer dënimin me vdekje, Nikolla tha se kërkohet në një moment emocional.