Presidenti Ilir Meta ka pranuar për herë të parë se vendimi i LSI-së për djegien e mandateve në vitin 2019 e ka dëmtuar shumë atë.

Sipas Metës, djegia e mandateve është një vendim idiot dhe kriminal, i bërë në mënyrën më anti-kushtetuese, teksa shton se ka qenë kundër këtij vendimi që në fillim.

“Djegia e mandateve, vendimi me idiot, me i çmendur, me antikushtetues dhe me antishqiptar. Dëgjuan vetëm dy diplomat dhe bënë aktin e paligjshëm të dorëzimit të mandateve. Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve.

Dhe për herë të parë po them që LSI ka qenë ajo që e ka penalizuar dhe dënuar Ilir Metën, duke e mbeshtetur këtë vendim të Lulzim Bashës. Dua t’i them, çdo opozitari, të çdo partie, që pas bojkotit 6 mujor të opozitës nga parlamenti, ka qenë Ilir Meta, që i ka kthyer në parlament për ndryshimet ne buxhetin e arsimit, duke qene se studentët ishin në rrugë në grevë të plotë.

Kur lanë mandatet, nga Gjermania, nëpërmjet mediave atje, u  kam thënë kjo është e papranueshme, opozita të  bëj një hap pas  dhe qeveria dy  hapa.

Në mënyrë antikushtetuese opozita dorëzoi mandatet  dhe qeveria bashke me disa diplomate, vajtën në KQZ dhe zëvendësuan listat e deputeteve në kohë rekord”, tha Meta