Autobusi që shpërtheu në Bullgari duke varrë 46 persona, mes të cilëve 12 fëmijë, ishte mbushur me 30 mijë fishekzjarrë të destinuara për tregun e Maqedonisë së Veriut para festave të fundvitit. Zyrtarët mendojnë se autobusi u përplas me rrethimin e autostradës dhe mori flakë pranë Sofjes, mëngjesin e të martës teksa po kthehej nga Stambolli në Shkup.

Një nga 7 të mbijetuarit, i cili arriti të dalë pasi theu një dritare, u shpreh se skena i ngjante një filmi horror me tymin që përhapej në të gjithë autobusin teksa njerëzit kërkonin ndihmë. Zjarri ishte aq i fuqishëm sa shumë nga viktimat do të jetë e vështirë të identifikohen.

Një hetim paraprak zbuloi se zjarri nisi në pjesën e përparme të autobusit pas shpërthimit të fishekzjarrëve, sipas uebsajtit të Maqedonisë së Veriut Infomaks, dhe pse mbetet për t’u konfirmuar nga autoritetet. Një nga të mbijetuarit, Lulzim Sulejmani, u shpreh për mediat se autobusi u përplas nga ana e djathtë dhe gomat u çanë. Autobusi më pas mori flakë dhje vijoi të lëvizte dhe për 20 metra para se të ndalonte. Ai shtoi se pasagjerët nisën të villnin dhe të bërtisnin, ndërsa ai arriti të thyejë xhamin me çekiç, dhe ia doli të shpëtojë veten, të fejuarën dhe pesë persona të tjerë.

E fejuara e Lulzimit, Medina 25 vjecare u shpreh se ishte hedhur nga dritarja, dhe në momentin e shpërthimit kishte qenë në gjumë por u zgjua nga të qarat e fëmijëve që ndodheshin në bord. Zyrtarë bullgarë konfirmuan se shoferi i autobusit ka vdekur para se të niste zjarri, duke bërë që të mos kishte asnjeri në gjendje për të hapur dyert e autobusit.

Një roje nate në një ndërtesë pranë vendin të tragjedisë u shpreh se kishte dëgjuar një shpërthim të madh dhe më pas kërkoi ndihmë. Autobusi i agjencisë turistike Besa Tras, që organizon udhëtime turistike në Stamboll, ishte i fundit nga katër të tjerë të së njëjtës agjenci, dhe të gjithë udhëtonin bashkë.

Ministri i Transporti në Maqedoninë e Veriut u shpreh për mediat se automjeti nuk kishte licencë për transport ndërkombëtar. Bullgaria ka një histori të tërë me aksidente me viktima por ai i së martës ishte më i rëndi në historinë e vendit dhe më i rëndi në Europë dekadën e fundit.