Duke lënë mënjanë skandalin e China Suarez, Wanda Nara dhe Mauro Icardi po mendojnë të zgjerojnë familjen e tyre tashmë të madhe. Kjo mundësi u sugjerua nga showgirl-i argjentinas, e cila pyeti më të voglën, vajzën e saj 5-vjeçare për këtë temë.

“Isi, po pyesja a do të kesh një vëlla të vogël, ti që i do shumë fëmijët…”, – tha Wanda në një video në Instagram, duke iu drejtuar vajzës së vogël, e cila menjëherë ia bëri të qartë gjërat: “Mami, a je e çmendur?

Një përgjigje plot bindje e fëmijës së fundit të çiftit. “Ne jemi pesë”, – shtoi Isabella, duke menduar për motrën e saj më të madhe, Francesca dhe (gjysmë)vëllezërit e saj Valentino, Constantino dhe Benedicto, të lindur nga martesa e mëparshme e nënës së saj me Maxi Lopez.

“Do ta doja, por nëse do të ishim tre, mund të kishim edhe dy të tjerë. Por tani jemi pesë gjithsej”, – tha vogëlushja. A do ta dëgjojnë Wanda dhe Mauro vajzën e vogël, Isabela, apo do të synojnë fëmijën e tretë së bashku?

Ndërkohë, është e destinuar të diskutohet intervista e dhënë nga China Suarez gazetarit Alejandro Fantino për platformën “Star +”. Përmes kanaleve të saj në rrjetet sociale, aktorja argjentinase njoftoi se reportazhi do të transmetohet të hënën e 29 nëntorit, duke u siguruar që ajo të flasë “në vetën e parë” dhe “pa filtra”.

“Falë @fantinofantino, është gjithmonë kënaqësi të bisedoj me ty”, – ka shkruar aktorja në rrëfimet e saj, duke falenderuar gazetarin. “Faleminderit për ju, e dashur China. Kur flet nga shpirti, njerëzit të kuptojnë dhe vlerësojnë”, – u përgjigj ai. Më pas, Fantino ka ndarë një “story” të re me një frazë befasuese, që sipas ndjekësve është sulm i qartë ndaj Mauro Icardit, me të cilin 29-vjeçarja do të kishte pasur një lidhje.

“Unë mund të përdor magjinë time samurai dhe ti do të jesh vetëm një harabel i lagët”. Frazën e ka shpërndarë edhe China në “story” e saj. Në pritje të transmetimit të emisionit, fansat pyesin veten se çfarë tha China në të vërtetë për “Wandagate”, që shpërtheu pasi Wanda Nara mësoi për tradhtinë e burrit të saj.