Atmosferë e nxehtë në Big Brother VIP. Plas puthja e madhe nga të katër anët. Nuk mjaftuan puthjet me Ilirin. Tani kanë nisur femra me femra.

Einxhel ka befasuar me veprimin e saj teksa ka puthur në buzë Monikën. Puthja nuk është pjesë e ndonjë loje që zhvillohet në shtëpi.

Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja, kanë qenë dyshja më e komentuar brenda shtëpisë së Big Brother.Fillimisht një marrëdhënie e afërt mes tyre, për tu krisur më pas ku ka vijuar me kunja dhe akuza ndaj njëri-tjetrit dhe për tu ribashkuar sërish. Herë me kunja e herë me deklarata të ëmbla, dyshja ka qenë gjithmonë në qendër të mediave rozë.

Kur kanë mbetur edhe një javë e gjysëm nga finalja e madhe, Iliri dhe Monika kanë qëndruar në një krevat ditën e sotme, ku kanë shkëmbyer edhe puthje e përqafime mes njëri-tjetrit.

“E pe ça të kapme. Ishte e bukur kjo gjëja. Me mua ajo është kështu e ëmbël, me atë tjetrin je ndryshe e ke vënë re. Me mua shiko si perëndohesh”, tha Iliri.

“Epo perëndohem se janë dy dashuri të ndryshme”, shprehet duke qeshur me të madhe Monika.