7 humbje jete janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga kovidi në Shqipëri. Njoftimi i Plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1766 testime, 251 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete dhe 1246 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata si vijon: Janë kryer 1766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 251 qytetarë, në këto bashki: 113 në Tiranë, 16 në Vlorë, nga 15 qytetarë në Fier, Lushnje, 14 në Durrës, 12 në Berat, 6 në Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Pogradec, Lezhë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Mirditë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, nga 1 qytetar në Kolonjë, Dropull, Gjirokastër, Dibër, Tropojë, Has, Kukës. Janë 12,606 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Himara 65 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetar nga Fieri 79 vjeç, një qytetar nga Shkodra 85 vjeç, dy qytetarë nga Kavaja të moshave 79- 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 251 Të shëruar në 24 orë 1246 Të shtruar në spitale 126 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 1766

Testime totale 1,695,141 Raste pozitive 264,875 Raste të shëruara 248,882 Raste Aktive 12,606 Humbje jete 3,387

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4887 Fier 1596 Shkodër 1347 Vlorë 856 Elbasan 832 Gjirokastër 765 Berat 668 Lezhë 501 Korçë 459 Durrës 326 Kukës 265 Dibër 104