Gjatë debatit Arjola-Antonela, aktorja akuzoi Antonelën se i prishi namazin.

Antonela tha se asnjëherë nuk do e bënte diçka të tillë dhe sot ka kërkuar sqarim me Sabianin, i cili tha se i ka lënë Zotin

Antonelës nuk i ka pëlqyer ky sulm i Sabianit e ai i tha se është e trashë, se se ka kuptuar fare.

Antonela: Unë e trashë?

Sabiani: Shumë e trashë? E dëgjove ti çfarë thashë unë?

Antonela: Nëse ajo e ka bërë me qëllim do ja kthejë Zoti.

Sabiani: Unë thashë se ka parë.

Antonela: Jo ti the për mua, e ka parë, se ka parë…

Sabiani: Shiko se ajo është çështje shumë delikate që prekët juve…

Antonela: Absolutisht, unë nuk jam dakord të përmendet feja në Big Brother. Unë nuk ja u di rregullat, prandaj një ditë përpara i thash Valonit mos luaj kitarë se po falen dhe mbase e kanë problem.

Sabiani: Unë thashë se di a ke parë apo se ka parë Antonela, pasha Allahun.

Antonela: Thuaja Arjolës pra se thotë ka prish Antonela faljen. E le asnjanëse punën.

Sabiani: Je keqkuptuar. Ik kërko videot te produksioni.