Surprizat nuk kanë munguar nga jashtë për banorët e Big Brother VIP. Dronë, mesazhe, lule, këngë etj, kemi parë shpesh.

Por ditën e sotme banorët janë surprizuar nga një helikopter, i cili ka hedhur një buqetë me lule nga lart.

Helikopteri ka qëndruar disa minuta mbi shtëpinë dhe ka hedhur lulet, të cilat nuk dihet ende se për kë prej banorëve ishin.

Kjo mund të ketë qenë një suprizë e Beatrix për Donaldin, por mund të jetë dhe për secilin nga banorët e tjerë të shtëpisë.

Nuk dihet nëse në buqetën me lule kishte ndonjë shënim për të treguar se kujt i përkisnin.