Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan infektohet me Covid-19.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë presidenti i cili shkruan se do punojë nga shtëpia.

“Pasi përjetuam simptoma të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19. Fatmirësisht kemi një infeksion të lehtë, të cilin mësuam se ishte varianti Omicron. Ne jemi në detyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në shtëpi,” shkruan Erdogan.

Para disa ditësh Erdogan ishte për vizitë në Shqipëri e më pas në Ukrainë.