I ‘ikën’ truri shqiptarit të dehur në Itali. I dehur tapë dëmton 6 makina në Itali. Por më pas vetëdorëzohet në polici.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Caravaggio, ku i riu 23 vjeç dëmtoi xhamat e makinave dhe u largua. Banorë të zonës të shqetësuar nga zhurma kanë dalë dhe më pas kanë njoftuar policinë.

Dy ekipe të policisë u vunë në ndjekje të shqiptarit, i cili pas arrestimit pavarësisht se ishte i dehur pranoi ngjarjen.

Policia njoftoi drejtuesit e mjeteve të dëmtuara të cilët bënë një kallëzim, ndërsa i riu shqiptar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.