Turistët e pavaksinuar nuk do hyjnë në Shqipëri, Rama thotë se do të jetë detyrim edhe për studentët.

Kryeministri Edi Rama pas marrjes së dozës së tretë ka bërë me dije se edhe vendin tonë nuk do të futen më turistë të pavaksinuar, duke lënë të kuptohet se kjo ditë nuk mund të jetë e largët.

“Ato që janë të pavaksinuar përfundojnë në kthetrat e vdekjes dhe e gjithë familja i bie kokës me grushte. Ne po ndjekim me shumë vëmendje diskutimet me komitetin përkatës dhe duke parë se çfarë po ndodh përreth dhe do të vijë momenti që në Shqipëri nuk do të lejohen të pavaksinuarit. Kjo nuk është me detyrim por është ajo që po bën gjithë bota, ato që nuk duan që të vaksinohen nuk mund të kërcënojnë të tjetër.

Edhe studentët do të vaksinohen pasi nuk do të lejohen që të futen në universitet. Unë po flas për kartën e gjelbër të vaksinimit”, ka thënë Rama.