Konspiracionisti Alfred Cako duket se është infektuar me koronavirus. Ai bënte thirrje publike që sëmundja nuk ekziston dhe madje thoshte se kjo ishte lojë botërore.

Bledi Mane tha se në emisionin ku shfaqen së bashku,  Alfred Cako do të shfaqet përmes lidhjes “online”.

“Alfred Cako, U INFEKTUA DHE KONSPIRACIONISTI? Nuk do paraqitet sot në studion e Top Channel në programin “Rrethi Katror” njeriu që nuk besonte e nuk mbrohej nga Covid-19. Do dëgjojmë si do shprehet e si do justifikohet njeriu që konsideronte veten si i paprekshëm nga virusi”, shkruan gazetari Bledi Mane.

Alfred Cako ende nuk është prononcuar se cila është gjendja e tij pas raportimeve se është infektuar me Covid.