Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë në orët e fundit vendin tonë.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve problemet e para nga niveli i ujit duket se janë shkaktuar në Shkodër.

Përmes pamjeve të siguruara shihet sesi rrugët janë mbushur me ujë, duke shkaktuar probleme në lëvizjen e makinave.