Testimi për të provuar nëse ka përdorues droge në radhët e policisë vijon, ndërsa thuhet se nga përgjigjet e para të analizave kanë rezultuar edhe raste pozitive.

Bëhet fjalë për disa komisariate të kryeqytetit, ndërsa efektivët kanë shfaqur pretendime për pavërtetësi të analizave duke regjistruar ankesat e tyre. Kërkesat e tyre do të shqyrtohen dhe mund ti nënshtrohen një testimi të dytë.

Ende nuk ka një numër të saktë të efektivëve që kanë rezultuar si përdorues droge, por nëse vërtetohen analizat, efektivët do të lirohen menjëherë nga detyra.

Më datë 11 dhjetor pritet që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano të ketë një konferencë për shtyp. Gjatë kësaj konference pritet të tregojë edhe detaje rreth testimeve për drogën në radhët e policisë.