Një lajm i pabesueshëm vjen nga Franca. Sipas raportimeve të gazetës “Le Parisien”, një futbollist i PSG-së u grabit nga një prostitutë ndërsa u ndalua në semaforët e rrugës Reine-Marguerite (Paris XVI).

Sipas raporteve fillestare, lojtari po udhëtonte me makinë në perëndim të kryeqytetit francez, kur u detyrua të ndalonte nga e kuqja e semaforit. Aty pa një prostitutë t’i hipte në makinë. Gruaja, e cila kishte fshehur në dorë një send, ndoshta armë, i kërkoi portofolin dhe celularin futbollistit parizien.

Më pas e ka urdhëruar që ta dërgonte në një vend të caktuar në këmbim të kthimit të telefonit. Prandaj, “viktima” nuk mund të mos bindej. Kur prostituta doli nga makina, futbollisti njoftoi menjëherë policinë për atë që i kishte ndodhur.

Sidoqoftë, vlera e vjedhur me dhunë në portofol, sërish sipas burimeve të gazetës franceze, nuk ishte e madhe, por vetëm 200 euro. Ditët e fundit janë bërë “virale” pamjet e Neymar, i “shoqëruar” nga policë me skafandra për të ekzekutuar një goditje këndi në ndeshjen ndaj Marseille. Këtë herë ndërhyrja e policisë ka qenë e nevojshme për fakte që nuk kanë lidhje me futbollin.

Më shumë nga biseda me doktor Xhihan Abazoviç :