Zv/ kryeministri Arben Ahmetaj kishte dy lajme të mira pas mbledhjes së sotme të qeverisë. Ai tha se sot u miratua kalimi i pronësisë së shkollave të rindërtuara në pronësi të bashkive dhe së dyti, nga datat 20 deri në 26 nëntor do të shpërndahen gati 1050 apartamente dhe njësi individuale.

Shpërndarja do të bëhet në dy mënyra, së pari do të përfitojnë familjet e kategorizuara në nevojë, ndërsa pjesa tjetër me short. Ahmetaj u shpreh optimist kur tha se beson që deri në fund të shtatorit të vitit tjetër do të jenë shpërndarë të gjitha apartamentet për familjet e prekura nga tërmeti.

Sapo filloi procesi i kalimit të shkollave në pronësi të bashkive. Shkolla të rindërtuara, që u kalojnë bashkive për administrim në vazhdim. E dyta ky muaj do të shumë i rëndësishëm. Në vigjilje të dy vjetorit të asaj ngjarje të rëndë, tërmetit. Kemi procesuar për të kaluar në pronësi të plotë të qytetarëve shtëpi, apartamente. 

Si do të bëhet shpërndarja? Një është lista prioritare, ku trajtohen familjet me ndihmë ekonomike, nëna familje, familjet e policëve të vrarë. Për këto familje shpërndarja bëhet menjëherë. Ndërsa për pjesën tjetër do të bëhet me short publik, edhe në ambiente të hapura madje.

Është detyrim dhe përgjegjësi e bashkive që të fillojnë të organizojnë shortet publike, transparente për të shpërndarë apartamentet. Vetëm mes 20 dhe 26 nëntor do të shpërndahen gati 1050 apartamente dhe njësi individuale. 

Deri tani janë shpërndarë gati 1100 njësi individuale dhe gati mbi 800 grande për “DS4” për familjet e dëmtuara. Është një lajm i mirë për familjet. Deri në fund të shtatorit të vitit tjetër besojmë se do i kemi shpërndarë të gjithë apartamentet” tha ai.

Më shumë nga biseda me doktor Xhihan Abazoviç :