OSHEE dhe OST kanë aplikuar pranë ERE (Entit Rregullator të Energjisë) për rritje të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2022. Në Fletoren Zyrtare janë botuar dy vendimet për fillimin e procedurës së shqyrtimit të aplikimit për rritje të çmimit nga dy kompanitë shtetërore të energjisë. OSHEE kërkon një rritje të tarifës mesatare të shpërndarjes së energjisë me 34%. Nga 4.79 lekë për kilovat/orë që është sot, të bëhet 6.42 lekë për kilovat/orë duke filluar nga viti 2022. Nga rritja e çmimit janë të përjashtuar qytetarët dhe bizneset e vogla, siç ishte deklaruar edhe më herët nga qeveria, teksa do të preken bizneset e mëdha, të lidhur në tensionin 6, 10 dhe 20 kilovolt, si dhe ato në tensionin 35 kilovolt, që janë kryesisht industritë.

dërsa OST propozon një rritje të tarifës mesatare të transmetimit të energjisë me 96%. Nga 0.75 lekë për kilovat/orë që është, në 1.54 lekë për kilovat/orë duke filluar nga viti 2022 dhe për një periudhë rregullatore 3-vjeçare, 2022-2024, një tarifë mesatare transmetimi prej 1.47 lekë për kilovat/orë.

ERE (Enti Rregullator të Energjisë) pritet të vendosë brenda muajit dhjetor, pasi të analizojë ndryshimin e kostove të një kilovat/orë energji dhe argumentet që japin kompanitë.