E ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga , deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma foli për kryeministrit Rama duke e quajtur autoritar. Teksa e krahason me ish-kryeministrin Berisha, Duma tha se Rama ka shënjestër përmes një koloriti tjetër në të folur.

“Rama është autoritar. Me një fasadë ndryshe nga ajo e Berishës. Me një verb tjetër. Ka kolorit në verb. Nëse Berisha ka qëndrueshmëri, vendosmëri dhe goditje, Rama ka shënjestër nëpërmjet një koloriti tjetër në të folur”, tha Duma .