Dy ditë përpara Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar, i dërguar i Uashingtonit për Ballkanin ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Takimet në Tiranë zyrtari i lartë amerikan i nisi me Lulzim Bashën në orën 11:45. Escobar mbërriti në selinë blu i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim. Në hyrje të selisë e priti sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe n/kryetarja Jorida Tabaku.

Takimi me liderin e PD-së nuk do të jetë kokë më kokë, pasi në tryezë do të jetë e gjithë kupola e PD-së nga sekretari, n/kryetarët dhe kreu i grupit parlamentar demokrat.