Stuhitë e shiut kanë bërë që shkaktohen përmbytje dhe rrëshqitje dherash duke bllokuar plotësisht aksin Vlorë-Radhimë.

Balta ka vërshuar në rrugë në afërsi të ‘Aksionistes’.

Raportohet se automjetet e kanë të pamundur për të qarkulluar, ndërsa janë formuar radhë të gjata të trafikut në këtë zonë.

Drejt vendngjarjes janë nisur policia, automjetet për pastrimin e rrugës dhe fuqi punëtore.

Rrëshqitje dhe bllokime raportohen edhe në disa zona të tjera të vendit.