Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka raportuar mbi vendimet e marra.

Ministrja foli për shpërblimet që do jepen për pensionistët duke thënë se ishin plot 668 mijë persona të cilët do të përfitojnë nga ky vendim.

Sa i përket shpërblimeve Ibrahimaj tha se fondi i alokuar ishte plot 3.5 miliardë euro për pensionstët dhe shtoi se do çdo vit do të kishte një fond të tillë në buxhetin e shtetit.

Ibrahimaj: Shpërblimet e fundvitit për të gjitha kategoritë e pensionistëve. Janë në total 668 mijë pensionistë të cilët përfitojnë nga paketa e miratuar ditën e sotme. Këto shpërblime arrijnë në një vlerë prej 3.5 miliardë lekësh për pensionistët.

Pra janë afërsisht 40 milionë dollar të cilat alokohen për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara. Kjo paketë ka qenë prej vitesh e miratuar, ky është tashmë një zë buxhetor që do të thotë se shpërblimi nuk është vetëm për këtë vit por do të jetë i përcaktuar në secilin buxhet.

Qeveria socialiste ka alokuar gjithmonë fonde të tilla sepse e konsiderojmë këtë si një kategori të veçantë.