Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar arrestimin e fundit nga SPAK. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ndodhet pas hekurave për çështjen e inceneratorëve.

Në një takim me studentë të Universitetit të Tiranës, Balla ka diskutuar mes të tjerash edhe lëvizjet e fundit të Prokurorisë së Posaçme. Kreu i grupit socialist thotë se i vjen mirë që  veprimet e SPAK-ut po duartrokiten.

Balla thekson se, “mbetet qëndrimi i Partisë Socialuste: Kushdo qoftë i akuzuari nga SPAK-u, pa dallim partie duhet të perballet vetë me akuzën! Partia Socialiste nuk i ka askujt asnjë borxh dhe i sugjeroj çdo partie në Shqipëri ta ndjekë këtë qasje.”