Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në Partinë Demokratike me anë të një video komike të publikuar në rrjete sociale.

Me anë të kësaj video nga filmi vizatimor “Tomi dhe Jerry”, Rama ironizon Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, ku njëri ka çelësat e selisë e tjetri kërkon t’ia marrë. “Brava, non brava”, shkruhet vazhdimisht në video duke iu referuar dhe faktit që Berisha është shpallur ‘non grata’ dhe që e cilëson Bashën si ‘Lul Brava’.

Edhe më herët kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me atë që po ndodh në PD.

Në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama thekson se “s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata”.