Gazetari Andi Bushati ka folur i revoltuar lidhur me skandalin e pagave mbrëmjen e sotme në Open në Topchannel.

Ai tha se ky skandal ka nisur që nga lista e patronazhistëve. Sipas tij “këto janë rrjedhje e qeverisë që vjedh shtetin”.

“Ore këta dinë çfarë mbathjesh veshim, sa herë bëjmë seks me gruan. Meqë i dinë gjithë këto gjëra le t’i përdorin. Këto janë rrjedhje e qeverisë që vjedh shtetin për të cilin paguhet për ta ruajtur.

Është e njëjta me atë që u bë me listën e patronazhistëve. Dhe kur ti e hap kutinë e pandorës dhe i merr këto të dhëna i çon në kupolën e PS , nuk kontrollohen më.

Unë e mbaj mend që kur morëm listën e patronazhistëve, na thanë që është dhe një listë pagash,” tha Bushati.