Është e vërtetë që shumë gjëra mund t’i japin fund një lidhjeje. Megjithatë, ka dy sjellje që mund t’i adoptojmë shpesh, pa e kuptuar dhe që mund të prishin lidhjen. Elementi i parë ka të bëjë me afërsinë me personin tjetër dhe i dyti është një frazë.

Eksperti Terri Orbuch shpjegon se shumë çifte thonë se hapësira ndaj njëri-tjetrit është një nga faktorët më të rëndësishëm që e mbajnë lidhjen e tyre të fortë. Që kjo të ndodhë, thekson ai, duhet të ketë mirëkuptim dhe vullnet nga të dyja palët.

Përsa i përket elementit të dytë, fraza e famshme “më mirë të ndahemi”, mund të sjellë shkëputjen përfundimtare, veçanërisht nëse e thoni me nerva dhe pa e menduar shumë. Eksperti thotë se shpesh përdoren fjalë që mërzitin partnerin por asnjëherë nuk duhet përdorur fjala “ndarje”.