Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabre e shqiptarit Ilia Karaeli në një burg në Greqi. Mediat greke shkruajnë se brenda qelisë ku ndodhi makthi i hakmarrjes së punonjësve të burgut ndaj Ilia Karelit u regjistruan akte tronditëse dhune. Në shkresën e prokurorisë zbulohen detaje rrëqethëse për mënyrën sesi përfundoi i burgosuri shqiptar i Ilia Kareli. Ai u torturua nga zyrtarët e burgut në Nigrita. Kareli sapo kishte mbërritur në burgun e Nigritas, ku u dërgua pak ditë pasi kishte vrarë me thikë në burgun e Malandrinos, gardianin grek, Jorgos Cironis. Në burgun e Nigritas, gardianët grekë e rrahën pa mëshirë, duke i shkaktuar vdekjen, që të hakmerreshin për vdekjen e kolegut të tyre.

Seanca e apelit, e paraqitur nga zyrtarët e burgut të dënuar tashmë, filloi të hënën e kaluar por u shty dhe pritet të rifillojë më 29 shtator .

Rasti ndodhi në vitin 2014, ku gardianët e pandehur pohojnë se i dënuari Kareli vdiq për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore . Në veçanti, siç pretendojnë ata, ai kishte probleme të tjera dhe nuk vdiq vetëm nga tortura.

Në dosjen e çështjes , nga ana tjetër, thuhet se gjykata ” mori parasysh raportin mizor për formimin dhunën e ushtruar ndaj shqiptarit”.

Diku tjetër, theksohet se raporti mjeko-ligjor, zbuloi një hemorragji në kokë, ndërsa zbulohet se Kareli kishte gërvishtje, të çara dhe lëndime në më shumë se 30 vende. Raportohet se arteriet e tij koronare po ashtu ishin të dëmtuara rëndë.

Në raportin mjeko ligjor thuhet se Kareli si pasojë e lezioneve ishemike të miokardit, (goditje në tru) ndërsa vërehet se vdekja klasifikohet si e papritur.

“ Tortura metodike nga i akuzuari lidhet kronologjikisht me vdekjen e tij. Ajo i shkaktoi stres dhe dhimbje të fortë viktimës, e cila aktivizoi mekanizmin e sulmit ishemik (goditjes në tru). Vdekja e Karelit nuk është vetëm për shkak të ishemisë së miokardit, por edhe për shkak të lëndimeve “, theksohet gjithashtu në një pjesë tjetër të shkresës së çështjes nga Prokuroria.

Kujtojmë se pesë vjet më parë, gjashtë nga burgosurit e akuzuar u dënuan me pesë vjet burg , tre të tjerë deri në gjashtë vjet burg, dhe tre të tjerët, përfshirë gardianin dhe një truprojë, me shtatë vjet burg.

Mediat greke raportojnë se Kareli u la për 97 minuta në “frigoriferin” e burgjeve dhe ishin të mjaftueshme që pas torturës Kareli 42-vjeç të humbiste jetën. Ai nuk mundi të mbijetojë më shumë se 7,5 orë që nga ndalimi i torturës ndaj tij në orën 15:40 deri ku u gjet i vdekur në orën 12:15 edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vdekur edhe më herët, pasi në qeli u dërgua në orën 18:38.

Kareli u zbulua se kishte pësuar goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin e tij, madje edhe në zonat ku ai ishte dëmtuar dhe më parë. Ndër tortura ishte edhe hedhja e ujit akull të ftohtë në trup. Tortura vazhdoi duke e rrahur derisa ai nuk mundi të qëndronte më në këmbë në një kohë ku temperaturat nuk i kalonin 10 gradë celsius.

” Ata përdorën një gërshet të improvizuar me një çarçaf, i cili ishte konfiskuar në të kaluarën nga kontrollet në qelitë e të ndaluarve. Me këtë, ata shkaktuan goditje të shumta, në mënyrë metodike dhe të organizuar, në një zonë që nuk u filmua, padyshim sepse nuk do të ishte e mundur të hetohej më vonë se kush kryente veprime specifike, si dhe çarje në shpinë dhe thembra. “thuhet më tej në dosjen e prokurorisë.