Prej muajsh ishte mbajtur e fshehtë nga kryeministri Rama, por vetë ai ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka treguar se cili ishte shteti që ka ndihmuar Shqipërinë të fillojë vaksinimin.

Në fjalën e tij Rama falenderoi Turqinë, për të cilën tha se bëri të mundur furnizimin me dozat për të bërë të mudnur fillimin e vaksinimit në Shqiëpri. Gjithashtu kryeministri falenderoi edhe vendet e tjera që kontribuan me vaksina për vendin tonë.

“Është një nder i veçantë të mbaj këtë fjalë si përfaqësues i një vendi që i bashkohet për herë të parë Këshillit të Sigorimit të Kombeve të Bashkuara si anëtar jo i përhershëm. Rëndësia e këtij evenimenti për një shtet që jo shumë kohë më parë konsiderohej si një nga shtetet më të shtypur në botë, dhe ndjenja e përgjegjësisë me të cilën e marrim ëprsipër këtë rol, është shumë e madhe. Do të doja të falenderooja të gjithë anëtarët e OKB-së. Shqipëri a i sjell Këshillit të SIgurimit pikëpamjen e një vendi të vogël por të angazhuar, i cili ka ëprjetuar kufijtë e izoluar dhe ka zbuluar mundësitë e bashkëpunimit shumëpalësh. Shqiëpria dallohet për tolerancën fetare dhe besimin që sjell çdo kulturë.

Është një kënaqësi të kthehem fizikisht në këtë sallë të madhe paqeje dhe të ndajmë mendimet për përballimin e pandemisë COVID-19, që për më shumë se 18 muaj ka shkaktuar dhimbje kudo. Edhe Shqipëria ka vuajtur nga kjo plagë. Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë të vaksinuar. Një nga mësimet e mëdha është se asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me të. Kjo është arsyeja pse në kulmin e krizës së COVID vitin e kaluiar, dhjetëra mjekë shqiptarë ikën në Itali për të ndihmuar.

I detyrohem një falenderim nga zemra atyre që na ndihmuan. Turqinë, që bëri të mundur dozat e nevojshme për të nisur vaksinimin. Komisionin Europian, Italinë, Greqinë e të tjerat që na u gjendën me dhurimet e tyre me vaksina.

Le t’i kujtojmë vetes se e ardhmja jonë formësohet nga mënyra se si ne bashkëpunojmë”, tha Rama ndër të tjera.