Lideri i PD-së Lulzim Basha pasditen e sotme zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët në mbyllje të këtij viti. Kryedemokrati, pasi uroi që viti që vjen të sjellë një rrugë dhe shpresë të re për shqiptarët, u ndal te situata politike, kryefjalë inceneratorët.

Të vërtetat sikur i kanë përjetuar shqiptarët dhe familjet shqiptare. Natyrisht të ndajmë edhe shpresën, besimin dhe urimin, që ky vit kaq i mbrapsht për shumicën të mbetet pas dhe bashkë me vitin e ri të nisë një rrugë dhe një shpresë e re për shqiptarët.

Nuk kam ndërmend të bëj një kronologji të vitit. Shumica e kanë të gdhendur në mendjen. Por dua ta nis me atë që u kthye në kryefjalën e komunikimit publik, afera e këtyre 30 viteve, inceneratorëve.

Para pak ditësh një ministër i Edi Ramës u arrestua dhe ndodhet në pranga për këtë aferë. Nga kjo sallë dhe të tjera. Nga cdo ambient, prej vitesh PD dhe unë, kemi denoncuar me fakte sesi qeveria e Ramës me në krye Ramën e konceptoi, e zbatoi dhe përfitoi financiarisht dhe politikisht nga kjo aferë.

Lefter Koka u arrestua, por pjesa tjetër e grupit të strukturuar është në kryeministri dhe ministritë e linjës. Veprimi sa më shpejt i drejtësisë do të ishte jo vetëm konfirmim që po godet korrupsionin, por po kështu edhe dhurata më e mirë, 5 vite pas nisjes së reformës në drejtësi për ata shqiptarë që u zhgënjyen, se drejtësia po fillon të veprojë për atë detyrë që i kanë ngarkuar shqiptarët dhe që po e paguajnë prej vitesh” tha ai.