Kosova këtë të premte dhe ditën e parë të vitit të 2022 nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike në asnjë zonë të vendit.

Me ndihmë të Shqipërisë e cila i ka dhënë 7,680 megavatë energji elektrike për datën 31 dhjetor dhe 1 janar, ka bërë të mundur që Kosova të mos ketë ndërprerje energjie.

Ndërkohë kujtojmë që për shkak të krizës energjitike prej disa ditësh ka ndërprerje të energjisë.

Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut (KOSTT), për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.  Gjatë seancës së të mërkurës Kuvendi i Kosovës i ka miratuar masat emergjente duke synuar që të stabilizohet furnizimi me energji elektrike.