Në një deklartatë për shtyp nga selia blu, ku gjurmët e protestës së ditës së djeshme janë ende aty, Lulzim Basha premtoi ringritjen e Partisë Demokratike.

Basha tha para mediave se Sali Berisha dhe Edi Rama janë njësoj, duke e bërë të barazvlefshme 8 janarin me 21 Janarin. Kreyedemokrati tha se Berisha dhe Rama eksitohen nga dhuna dhe se ai nuk është si ata.

Kreu i PD u shpreh se sot nuk ka buzëqeshje në fytyrë, pas asaj që ndodhi dje, ndërsa theksoi se më shumë i shërbeu Edi Ramës, që sipas tij doli sot dhe shiti moral.

“Nuk mund të kem buzëqeshje në fytyrë. Për fat të mirë dje nuk u derdh gjak ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh duke abuzuar edhe m ata qindra demokratë të manipuluar. Dje nuk u derdh gjak dhe unë e di që eksitimi përballë kësaj skene dhune, që nuk fshihet dot dje tek shikonte njerëz që komandonte me dorë e ka shoqëruar edhe sot, siç ka shoqruar edhe një bashkëudhëtarit të tij politik Edi Ramën në 21 janar, këtu janë njësoj dhe këtu unë ndahem me të dy. Të dy kanë një gëzim, i pari Sali Berisha që ndonëse dështoi me turp nuk e fsheh dot eksitimin nga dhuna.

I dyti ishte përfituesi i vetëm i kësaj loje të Sali Berishës, sot e tregoi me daljen e tij të turpshme. Njeriu që po bën gjithçka për skandalin e inceneratorëve. Njeriu që kriminalizoi politikën, kanalizoi vendin doli sot dhe na shiste moral. Këtë ia mundësoi vetëm Sali Berisha. Janë lidhur tashmë i shpallur non grata dhe tjetri e të gjithhë rekordet për tu shpallur.

Me bashkëpunëtorët e i kam qenë në një takim të gjata që nga këto rrënja të Sali Berishës me një grusht kriminelësh të fillojmë të ringrejmë një PD siç e kanë ëndërruar themeluesit”,-deklaroi Basha.