Autoritetet në Angli kanë në ndjekje një pistë të re lidhur me shkaqet e vdekjes së të riut shqiptar, Ermal Qosja brenda një shtëpie bari. Banesa u përfshi nga flakët dhe ai u gjend i vdekur brenda saj.

Por këto ditë vdekja e 35-vjeçari është bërë tema më e diskutuar në internet në Britaninë e Madhe. Tashmë punonjësit e policisë janë në kërkim të vazhdueshëm se si ka ndërruar jetë personi? Disa burime pohuan se burri ka mbetur i bllokuar nga zjarri në një shtëpi kanabisi në një garazh të mbyllur. Ermal Qose, një shtetas shqiptar pa gjurmë në Britaninë e Madhe, u lokalizua nga zjarrfikësit në Clapton, në lindje të Londrës, në natën e Vitit të Ri. Ai u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht vdiq dy ditë më vonë.

Autoritetet e kanë regjistruar çështjen si vrasje nga pakujdesia dhe, megjithëse oficerët kanë folur me një numër të madh banorësh, ende nuk kanë marrë informacion për të zbuluar se si u bllokua shqiptari brenda magazinës.

Rasti në fakt është misterioz dhe autoritetet po japin maksimumin për të gjetur shkakun e vërtetë të vdekjes së shqiptarit. Do të duhen të zhvillohen analiza të avancuara për gjetjen e shkakut.