Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar në një intervistë në emisionin “Now”, se do të shkojë sërish në selinë e Partisë Demokratike, por pa zbuluar nëse do të ketë sërish një protestë si ajo e 8 janarit.

Berisha tha se këtë herë ai do të përgatitet më mirë dhe në mënyrë më serioze, por pa e saktësuar sa çfarë ka ndërmend.

Ai  pranoi se ka vështirësi në gjetjen e pajisjeve kundragaz, por se kjo gjë do të realizohet dhe  PD do t’ju rikthehet demokratëve.

“Tani i ka ngelur vetëm gazi. Edhe gazi ka mjetet e veta… Pajisjet anti-gaz gjenden me vështirësi, prandaj do bëhen përgatitje më serioze herën tjetër dhe tempulli do u kthehet demokratëve“ , – tha ndër të tjera Berisha.